Fluksi i vizitorëve po sjell një sezon turistik të jashtëzakonshëm në Elbasan

fluksi i vizitoreve po sjell nje sezon turistik te jashtezakonshem ne elbasan
fluksi i vizitoreve po sjell nje sezon turistik te jashtezakonshem ne elbasan

Elbasani ka disa vite që ka hyrë në hartën turistike ditore. Këtë e dëshmon fakti se çdo ditë qindra vizitorë ndalen në Elbasan, duke shijuar resurset historike dhe natyrore që ka ky qytet.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se një sezon turistik shumë premtues me turistë nga shumë vende të ndryshme të botës frekuentojnë Elbasanin dhe të gjitha resurset e tij të vizitueshme.

Vetëm gjatë kësaj jave qindra vizitorë janë ndalur në Elbasan, për të parë më nga afër, lagjen “Kala” brenda së cilës ndodhen shumë objekte historike dhe kulturore, si, kulla e sahatit, hamami i vjetër, xhamia Mbret dhe Kisha e Shën Mërisë.

Agjensia e Kulturës dhe Turizmit në Elbasan, i ka dhënë një rëndësi të veçantë turizmit ditor në Elbasan, ndaj edhe turistët e ardhur vetëm gjatë këtyre ditëve janë njohur edhe me shumë pasuri të trashëgimisë kulturore, siç është mozaikut në qendër të qytetit, jo shumë larg mureve rrethuese të Kalasë së lashtë i ka dhënë një hov turizimit kulturor në Elbasan.

Sakaq edhe Muzeu Etnografi, është një tjetër pasuri historike e kulturore që i është prezantuar turistëve, ku këta të fundit kanë parë nga afër 80 lloje zejesh që ndodhen brenda kësaj shtëpie e cila mbart një pasuri të vyer të historis së Elbasanit.

Vlen të theksohet fakti se gjatë këtij viti Elbasani është vizituar jo vetëm nga turistë të thjeshtë por edhe diplomatë të shumtë, të cilët kanë vizituar muzeun etnografik, madje edhe mozaikun në qendër të qytetit jo shumë larg mureve rrethuese të Kalsë së lashtë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →