Denoncimi i Olsi Ramës, zbardhet arsyetimi i Prokurorit të SPAK: Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim

denoncimi i olsi rames zbardhet arsyetimi i prokurorit te spak gazment bardhi nuk ka bere kallezim
denoncimi i olsi rames zbardhet arsyetimi i prokurorit te spak gazment bardhi nuk ka bere kallezim

Është zbardhur arsyetimi i Prokurorit të çështjes, në lidhje me denoncimin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama për Gazment Bardhin, pasi ky i fundit e akuzoi se ka qenë pjesë e grupit të Xibrakës.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Prokurori shprehet se Bardhi nuk ka depozituar kallëzim për Olsi Ramën.

Sipas Prokurorit, për sa kohë që nuk ka kallëzim, nuk mund të provohet vepra penale.

Nisur nga rrethanat e mungesës së kallëzimit të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit, prokurori i SPAK, Elvin Gokaj ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Olsi Rama.

Lajmi në përditësim…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co