Gazment Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës në SPAK: Dosja ekziston dhe provat janë në Prokurori, duhet vetëm…

gazment bardhi pranon se nuk ka bere kallezim ndaj olsi rames ne spak dosja ekziston dhe provat jane ne prokurori duhet vetem

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pranon se nuk ka bërë kallëzim në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke theksuar megjithatë se më 29 mars, i ka dërguar informacion Prokurorisë së Posaçme me qëllim rihapjen e procedimit penal 335/1.

 “Nuk është padituri por dashakeqësi si mënyra me e mirë për të vrarë opozitarizmin.  Në datë  29.03.2024, Gazment Bardhi, i ka derguar Informacion SPAK, për fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Olsi Rama me qellim rihapjen e procedimit penal 335/1. Pra dosja ekziston dhe provat janë në prokurori.  Nuk regjistrohet kallëzim i ri në regjistrin e veprave penale, por merret vendim për heqjen e pezullimit ndaj procedimit 335/1 që ekziston. Këtë e kupton kushdo që do të kuptojë dhe qëllimin nuk e ka tjetër, mbrojtjen e Edi dhe Olsi Ramës!”, thuhet në reagimin e këshilltarit të grupit, Everest Dedaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →