“Hetimori”, tre orë debat pa rezultat/ PS vijon mbledhjen pa opozitën: Miratuam kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve

hetimori tre ore debat pa rezultat ps vijon mbledhjen pa opoziten miratuam kerkesat per marrjen e provave drejtuar institucioneve
hetimori tre ore debat pa rezultat ps vijon mbledhjen pa opoziten miratuam kerkesat per marrjen e provave drejtuar institucioneve

Socialistët kanë vijuar të vetëm mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet e Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

Sipas një njoftimi nga PS, mbledhja vijoi pasi kryetarja e komisionit, Albana Vokshi mbylli mbledhjen pa vendim të ndërmjetëm.

“Anëtarët e mazhorancës në vijim të mbledhjes miratuan me 8 vota pro nisjen e hetimit parlamentar, si dhe miratuan kërkesat për marrjen e provave drejtuar institucioneve sipas kërkesave të opozitës dhe mazhorancës.

Ky propozim, për fillimin e hetimeve ishte parashtruar vazhdimisht gjatë mbledhjes së sotme prej anëtarëve të mazhorancës, por u refuzua nga kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët e tjerë të opozitës”, thuhet në njoftimin e PS.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →