Ishte alternativë për stolin e Milanit, trajneri zyrtarizon rinovimin me skuadrën

ishte alternative per stolin e milanit trajneri zyrtarizon rinovimin me skuadren
ishte alternative per stolin e milanit trajneri zyrtarizon rinovimin me skuadren

Historia mes Sérgio Conceição dhe Porto vazhdon. Në këto minuta ka mbërritur zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës së trajnerit portugez, i cili  do të vijojë të qëndrojë me këtë ekip. Siç shkruhet në njoftimin për shtyp, kontrata e re do të zgjasë deri më 30 qershor 2028.

“FC Porto dhe Sérgio Conceição kanë rënë dakord të zgjasin kontratën që i lidh nga viti 2017 deri në vitin 2028. Si trajner i Dragonjve,  trajneri fitoi tre kampionate, tre Kupa të Portugalisë, një Kupë Lige dhe tre Superkupa” – Shkruan Porto.

Vlen të theksojmë se Sérgio Conceição ishte një alternativë për Milanin, në rast të largimit të Piolit.  Emra të tjerë në listën e kuqezinjve janë Thiago Motta, Paulo Fonseca dhe Julen Lopetegui.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →