Kurti i bën thirrje Qeverisë gjermane për përkrahje në hapin e final të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

kurti i ben thirrje qeverise gjermane per perkrahje ne hapin e final te anetaresimit te kosoves ne keshill te evropes
kurti i ben thirrje qeverise gjermane per perkrahje ne hapin e final te anetaresimit te kosoves ne keshill te evropes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Gjermani. Zyra për Media e kryeministrisë ka njoftuar për takimet që kreu i qeverisë kosovare ka zhvilluar në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

I shoqëruar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, kryeministri Kurti është takuar sot me përfaqësues politikë dhe deputetë të Bundestagut nga Partia Socialdemokrate, Bashkimi Demokristian, Partia e Gjelbër dhe Partia e Lirë Demokratike.

“Takimet i filloi me Dr. Rolf Mützenich, deputetin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD-së. Kryeministri e falënderoi atë për ftesën që të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar mbrëmë nga SPD në shënim të 75-vjetorit të Këshillit të Evropës.Ndërkaq në një drekë pune takoi deputetët Michael Roth (SPD), Andreas Schëarz (SPD), Knut Abraham, (CDU), Michael Brand (CDU), Jürgen Hardt (CDU), Volkmar Klein (CDU), Volker Ulrich (CDU), Philip Krämer (Grüne), Max Lucks (Grüne), Boris Mijatovic (Grüne), Ulrich Lechte (FDP) dhe Thomas Hacker (FDP)”, thuhet në njoftim.

ZKM bën të ditur se temë kryesore e këtyre bashkëbisedimeve ka qenë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe rruga drejt anëtarësimit të plotë në KiE.

Kurti iu ka bërë thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë të përkrahin Kosovën në hapin e fundit të anëtarësimit në Këshill të Evropës bazuar në opinionin e raportueses Dora Bakoyannis.

“Krahas mirënjohës për mbështetjen e deritanishme ndaj vendit tonë, kryeministri Kurti u bëri thirrje deputetëve gjermanë dhe qeverisë gjermane që të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën edhe në hapin e fundit, mbi bazën e opinionit të raportueses Dora Bakoyannis, votës historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill dhe regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express kanë bërë të ditur se Berlini zyrtar pret progres konkret sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, meqë vetëm zbatimi i vendimit për Manastirin s’është kundërpeshë e mjaftueshme për të marrë përkrahjen në votimin final në Këshill të Evropës. Qëndrim të njëjtë ka edhe Parisi zyrtar, që kryeministrit Albin Kurti i është kumtuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron./Express/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →