Shqiperia

“Shpërthim i kontrolluar”, Mesila Doda komenton intervistën e Arben Ahmetajt: SPAK duhet t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve

shperthim i kontrolluar mesila doda komenton intervisten e arben ahmetajt spak duhet ti shkoje deri ne fund aferes se inceneratoreve
shperthim i kontrolluar mesila doda komenton intervisten e arben ahmetajt spak duhet ti shkoje deri ne fund aferes se inceneratoreve

Deputetja i PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, u pyet edhe për intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke theksuar se gjuha e përdorur ishte shpërthim i kontrolluar.

“Sigurisht që është në një pozicion shumë të vështirë. Për interesin publik nuk patëm fakte. Ashtu bisedash mund t’i bëjmë përditë nëpër kafene. Janë thjesht gjëra personale që ai ka nevojë t’i përdorë. Besoj nuk është tronditja e madhe ajo që na solli se nuk është hetuar për inceneratorët por për fshehje pasurie. Ne e dimë që në Amerikë mafiozë të mëdhenj janë dënuar për shmangie taksash.

Drejtësia ka mënyrën e vet si funksionon. Nga ana tjetër, inceneratorët janë një abuzim shumë i madh dhe duhet t’i shkohet deri në fund. SPAK ka nevojë edhe për më shumë kurajë. Gjuha e Ahmetajt ishte shpërthim i kontrolluar”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts