Draft-statuti i qeverisë për Asociacionin përplas Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, Presidentja e Kosovës: Nuk është konsultuar

Presidenca e Kosovës ka thënë se letra e djeshme e Qeverisë e dërguar në Këshillin e Evropës, nuk është konsultuar e dakorduar me institucionin e Presidentit.

Në deklaratën e bërë publike nga këshilltari për media në Presidencë thuhet se çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën”, thuhet në deklaratën nga Presidenca, raporton Koha.net.

Në deklaratë thuhet më tej se presidentja Vjosa Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të anëtarësimit, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”.

The post Draft-statuti i qeverisë për Asociacionin përplas Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, Presidentja e Kosovës: Nuk është konsultuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →