LIVE ATALANTA-BAJER LEVERKUSEN/ Gjimshiti & Co në festë, gjejnë shpejt avantazhin përballë gjermanëve në finale (VIDEO)

live atalanta bajer leverkusen gjimshiti co ne feste gjejne shpejt avantazhin perballe gjermaneve ne finale video































Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

16x9_uelf_preview_1

Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët snjohin humbje deri më tani këtë sezon. Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.

LIVE ATALANTA-BAJER LEVERKUSEN 2-0
12′, 26′ Lukman

NGJARJET KRYESORE

26’ GOOOL ATALANTA! Lukman jep spektakël pasi merr topin para zonës, kalon Xhakën dhe dërgon sferën në rrjetë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. (VIDEO)

22’ Gjimshiti është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë finale pas një ndërhyrje ndaj Palacios. (VIDEO)

18’ Aksioni i parë i rrezikshëm i gjermanëve vjen me një zbritje të shpejtë nga e djathta, teksa në fund Stanisiç nuk gjuan siç duhet duke dërguar topin në duart e Musos. (VIDEO)

14’ Start i rrufeshëm i italianëve që nuk po lejojnë Leverkusenin të krijojë lojë me një presing të lartë.

12’ GOOOL ATALANTA! Pas zhvillimit të një goditje këndi, pasimi i Zapakostas në qendër devijohet në rrjetë nga Lukman. (VIDEO)

6’ Edhe Hien nga ana tjetër përpiqet të nisë Lukman në thellësi, portieri Kovar kontrollon gjithçka.

4’ Xhaka nis një top nga thellësia drejt zonës, Muso del dhe grushton duke larguar topin.

3’ De Ketelare mundohet të hyjë në zonë në krahun e djathtë, bllokohet nga Hinkapi i cili largon rrezikun.

1’ Nis dueli në Dublin.

FORMACIONET ZYRTARE

Atalanta (3-4-3): Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini

Bajer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli | Trajner: Çabi Alonso

bandicam 2024-05-22 20-00-36-605

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co