Berat Gjimshiti ishte futbollisti i cili çoi lart i pari trofeun e Ligës së Europës, të parin në historinë e Atalantës, duke u bërë futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që fiton këtë turfe, [ër më tepër si kapiten. Një moment që ai pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë më parë.
“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur është i pabesueshëm, morali nuk ishte më i miri… Por. tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura.
Shiriti? Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe e merituam.
Tifozët na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finalet e tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë të mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin.
A do e imagjinoja kur iu bashkova Atalantës? Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Pastaj disa vite më vonë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Europës, më shumë Kupën e Italisë. Por sot e meritojmë të gjithën”, tha Gjimshiti pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co