EKSKLUZIVE/ Shpëtim Duro: Finalja e “Final Four” nuk ka favoritë, Struga s’më vuri as në foto

ekskluzive shpetim duro finalja e final four nuk ka favorite struga sme vuri as ne foto































Shpëtim Duro është një nga emrat më të për folur në futbollin shqiptar në javët e fundit, sidomos pas ndarjes së befasishme me Strugën, vetëm tri ndeshje para fundit të kampionatit. Në një intervistë për “Panorama Sport” trajneri flet për ndarjen dhe eksperiencën në Maqedoninë e Veriut. Më pas ai flet për finalen e madhe për titullin mes Partizanit dhe Egnatias, teksa sqaron edhe zërat në lidhje me drejtimin e mundshëm të Tiranës.

shpetim duro

Profesor, largoheni nga Struga vetëm tri ndeshje para fundit. Në fund skuadra shpallet kampione me ndihmësin tuaj. Ndiheni se ju morën meritat e titullit?

Jam i lumtur që Struga u shpall kampion. Jam krenar për skuadrën që e udhëhoqa për 30 ndeshje, nga 33 gjithsej. Nën drejtimin tim skuadra mori 58 pikë, nga 64 të grumbulluara gjithsej. U largova nga klubi, duke e lënë në vendin e parë. Jam i gëzuar që në tri ndeshjet e fundit skuadrën e drejtoi ish-asistenti im (Meriton Gega), të cilin e pata përzgjedhur personalisht kur nisa punën te Struga. Mund të them se bashkëpunimi me të vazhdoi edhe në tri ndeshjet e mbetura. Historia ime me Strugën është shkruar dhe nuk fshihet.

Cilën mes Partizanit dhe Egnatias shihni si favorite në këtë ndeshje?

Një finale nuk ka favoritë as në momentin kur ka disbalanca të skuadrave e jo më në këtë rast, ku niveli është aty-aty. Kjo finale do të varet shumë nga mënyra sesi do ta interpretojnë skuadrat. Mund të vendoset edhe nga detaji më i vogël.

INTERVISTËN E PLOTË E GJENI NË VERSIONIN PRINT TË “PANORAMA SPORT”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →