“Tare më tha ‘po të gënjejnë”, De Vraj flet për mashtrimin e madh që e çoi te Interi: Më hapi sytë Lukaku

tare me tha po te genjejne de vraj flet per mashtrimin e madh qe e coi te interi me hapi syte lukaku































Stefan De Vraj për herë të parë ka folur publikisht për çështjen gjyqësore që fitoi ndaj ish-agjencisë që e menaxhonte mbrojtësin holandez, SEG, e cila i detyrohet një dëmshpërblim prej rreth 5 milionë eurosh.

asddsadsdsadasdasads

Kompania në fjalë bëri të pamundurën që ai të transferohej nga Lacio te Interi me parametër zero, duke e bërë të firmoste një rrogë të ulët, pasi kishte rëndë dakord paraprakisht me zikaltrit dhe merrte komisione prej tyre. Vetë lojtari ka treguar prapaskenat e asaj që kishte ndodhur.

“Nuk kishte transparencë, çdo gjë u bë pas krahëve të mi. Nuk bëja pyetje ndaj agjencisë time që të mos dukesha se dyshoja. U tregova naiv. Por pastaj kur nisa të telefonoja avokatët pas asaj bisede me Lukakun, ndryshuan shumë gjëra. Romelut i kisha thënë “Janë të gjithë menaxherët e mi që kur jam 16 vjeç”. Ai ngriti supet dhe më tha: ‘A je i sigurt që të kanë përfaqësuar? Ti nuk ke një akord të firmosur me ta, apo jo? Zbuloje’.

Unë për shembull nuk dëshiroja të largohesha nga Lacio me parametër zero pasi ai klub kishte qenë korrekt me mua. Do të më kishte pëlqyer të rinovoja dhe pastaj të largohesha me një vlerë të ulët. Sipas SEG, një propozim i tillë do të refuzohej nga klubi bardhekaltër. Atëherë telefonova drejtorin e Lacios (Igli Taren) dhe më tha “Stefan, SEG po të gënjen, nuk duan që të firmosësh asgjë”.

Fillova të kisha dyshime dhe pyeta përsëri SEG. “Stefan, prej sa kohësh njihemi, nuk do të të gënjenim kurrë”, mu tha. Edhe Vos nuk ishte i lumtur që telefonoja drejtorin sportiv të Lacios. Më tha që nuk duhej ta kisha bërë. Kjo ishte arsyeja pse ishin ata. Por vetëm më pas kuptova gjithçka”, shpjegoi De Vraj mashtrimin e madh që e shtyu drejt Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →