Mashtrimi me mikrokreditë, Banka e Shqipërisë revokon licencat e ‘MCA’ dhe ‘FINAL’! Çfarë do të ndodhë me portofolin e klientëve të këtyre dy shoqërive

mashtrimi me mikrokredite banka e shqiperise revokon licencat e mca dhe final cfare do te ndodhe me portofolin e klienteve te ketyre dy shoqerive































Banka e Shqipërisë, ditën e sotme ka marrë vendim për revokimin e licencave të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” sh.p.k. dhe të shoqërisë “Micro Credit Albania” sh.p.k., tashmë e pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

Banka-e-Shqiperise-mars-2024-scaled

Sipas njoftimit, vendimmarrja e Bankës së Shqipërisë bazohet në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka, të cilat parashikojnë, ndër të tjera, rastet e revokimeve të licencave kur subjektet e licencuara nuk vazhdojnë të plotësojnë më kushtet në bazë të të cilave janë licencuar.

Në rastet e sipërcituara, për ortakët e të dy shoqërive që u është revokuar licenca, me kërkesën e Prokurorisë është vendosur masa e arrestit nga Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, dhe jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë po adreson kuadrin ligjor dhe rregullativ lidhur me administrimin në vijimësi të portofolit të klientëve të shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

Banka e Shqipërisë do të dalë me një njoftim të dytë për të dhënë sqarime të plota për të gjithë klientët e interesuar se si do të trajtohen në vijimësi portofolet e kredive të këtyre dy subjekteve./monitor

LEXO EDHE: Piketoheshin “kreditorët e këqinj”/ Ja si funksiononte skema e mashtrimit me mikrokreditë, qytetarët futeshin në “rrjetën e merimangës” dhe… Vlera e përfituar llogaritet 7 mln euro

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →