Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtese në një plazh në Majorka, ndërkohë që raportohet se ka njerëz ende të bllokuar brenda.
Ndërtesa u shemb në kryeqytetin e ishullit, Palma, një pikë e nxehtë turistike.
Ndërtesa që u shemb është një restorant, raportojnë mediat lokale, por ende nuk dihen shkaqet.
Zjarrfikësit dhe policia lokale u thirrën në vendngjarje vetëm pas orës 20:00 sipas kohës lokale, raporton Majorca Daily Bulletin.
Dëshmitarët raportuan se tarraca në krye të një restoranti të njohur ishte shembur.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co