“Berisha dhe Malltëzi të burgosur politikë”- Vajza e ish-kryeministrit: Veprimet e SPAK janë intensifikuar pas urdhrave të Ramës

berisha dhe malltezi te burgosur politike vajza e ish kryeministrit veprimet e spak jane intensifikuar pas urdhrave te rames
berisha dhe malltezi te burgosur politike vajza e ish kryeministrit veprimet e spak jane intensifikuar pas urdhrave te rames































Për Argita Malltezin, babai i saj Sali Berisha dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi janë të burgosur politik.

Në  një konferencë për mediat, Argita u shpreh se hetimi për dosjen Partizani ku dyshohen si të përfshirë babai dhe bashkëshorti i saj, është intensifikuar sa herë SPAK ka marrë urdhëra nga kryeministri Rama.

Argita Malltezi ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se “ka bërë mashtrim topografik në çështje”, ndërkohë që ka shtuar se “ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006”.

“Kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltëzi janë të burgosur politik, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare.

E kemi thënë edhe më parë faktin që ky nuk është një hetim 6 mujor, por një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh, një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politik të Edi Ramës, sic provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Edi Rama në Asamblenë apo Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Berishës, prokurorët kanë instesifikuar veprimet e tyre.

Deri tani është provuar me dokumente të pakontesueshëm se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale, Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjërin prej tyre”, tha nder te tjera Argita Malltezi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →