Më pak se dy orë na ndajnë nga starti i finales së “Final Four” mes Partizanit dhe Egnatias.
“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda “Air Albania” ku vihet re se në fushë kanë zbritur gjyqtari anglez, Entoni Tejlor së bashku dy asistentët e tij. (VIDEO)
Dy ndihmësit e Tejlor janë Geri Besuik (asistent i parë) dhe Adam Nun (asistent i dytë), ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Xhons.
Rikujtojmë që e gjithë trupa e gjykimit janë me mjaft eksperiencë dhe vendosin drejtësi në kampionatin anglez, një nga më të fortët në botë.
Së fundmi e njëjta trupë gjykuan sfidën e parë çerekfinale në UEFA Champions League, PSG–Barcelona. Tejlor, Besuik dhe Nun vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në UEFA Champions League, Borusia Dortmund–PSG. Sakaq, kanë gjykuar së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022-2023, Sevija– Roma. Gjithashtu ata janë përzgjedhur për të vendosur drejtësi edhe në finalet e “Gjermani 2024”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co