“Sot sheh Tropojën dhe Shqipërinë në mjerim”- Noka: Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale që ka synim grabitjen

sot sheh tropojen dhe shqiperine ne mjerim noka qeverisja e rames eshte shnderruar ne organizate kriminale qe ka synim grabitjen































Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Flamur Noka në fjalën e tij gjatë një takimi me qytetarët në Tropojë dhe se sot Tropoja dhe e gjithë Shqipëria është futur në mjerim.

Nokaa

Ai shtoi se qeverisja e Edi Ramës  është shndërruar në një organizatë kriminale, e cila ka për synim grabitjen.

“Edi Rama dhe regjimi i tij po tentojnë të përkulin Tropojën. Në çdo fshat nuk mbillet më asgjë se nuk ka ku shitet, nuk ka treg, sepse qeveria e Ramës ka bllokuar subvencionet. Sot sheh dëshpërim në Tropopë e në Shqipëri. Kemi një pushtet që ka zhytur Shqipërinë në situatë të mjerë.

Qeverisja e Ramës është shndërruar në organizatë kriminale, që ka si synim grabitjen. Edhe në Tropojë është krijuar 5R e Rexhës, siç funksionon 5D në Tiranë.

Qeveria sillet në mënyrë çnjerëzore me qytetarët. Rrëmbejnë pronat, bëjnë ligje për të vjedhur bregdetin. Shqipëria është nën këtë babëzi, sepse në vend nuk ka drejtësi,” tha ndër të tjera Flamur Noka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co