VIDEO/ “Do gjej një formë t’ju puth të gjithëve”- U rendit i treti në BBV, reagon për herë të parë Romeo Veshaj: Mu desh kohë të merrja veten. Ju jeni fitorja ime e madhe

video do gjej nje forme tju puth te gjitheve u rendit i treti ne bbv reagon per here te pare romeo veshaj mu desh kohe te merrja veten ju jeni fitorja ime e madhe































Aktori, Romeo Veshaj i cili u rendit i treti në këtë edicion të Big Brother Vip, ka reaguar për herë të parë  në rrjetet sociale.

rrrrr

Me anë të një videoje, ai shprehet se i është dashur pak kohë të marrë veten dhe se i falenderon të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur.

“Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë. Fjeta pak shumë sot, mu desh pak kohë të merrja veten, të them të drejtën. Por kur u zgjova pashë të gjithë mbështetjen tuaj dhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falenderoj më gjithë zemër, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për të gjithë mbështetjen që më keni bërë në këto 4 muaj e gjysmë, për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht, ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falenderoj shumë dhe ju puth.  Dua t’ju puth të gjithëve do ta gjej një formë t’ju puth të gjithëve” shprehet Romeo.

Kujtojmë që Romeo u pa dukshëm i mërzitur pasi la shtëpinë në një nominim kokë më kokë me fituesen e këtij edicioni Egla Ceno duke humbur mundësinë për të qenë në podin e fundit dhe më pas për ta fituar.

Pasi la shtëpinë dhe hyri në studio, aktori bëri 3 falenderime, ku ndër to asnjë nuk ishte për produksionin e Top Channel dhe më pas u largua nga studio, duke mos pritur fundin e spektaklit, duke ngritur aludime për hatërmbetje. Mbetet të shihet se si do jetë ecuria e binjakëve në  Top.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →