Kosova anëtare e asociuar e NATO-s, Kurti: Hap i rëndësishëm në integrimin evroatlantik. Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje

kosova anetare e asociuar e nato s kurti hap i rendesishem ne integrimin evroatlantik pergezime te gjithe zyrtareve te shtetit qe punuan per kete arritje































Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosovës t’i jepet statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s.

Kurti

lg.php?bannerid=6041&campaignid=861&zoneid=219&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fkosova anetare e asociuar e nato s kurti hap i rendesishem ne integrimin evroatlantik perkunder fushates se serbise%2F&referer=https%3A%2F%2FindeksonlineKurti ka thënë se ky vendim është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.  Ndërsa i ka përgëzuar zyrtarët e shtetit, që kanë punuar për këtë arritje.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co