LISTA E KOMBËTARES/ Shqipëria shkon me 35 gola në Europian, Manaj është golashënuesi më i mirë kuqezi

lista e kombetares shqiperia shkon me 35 gola ne europian manaj eshte golashenuesi me i mire kuqezi































Kombëtarja shqiptare e futbollit do të marrë pjesë në Euro 2024 me një listë ku nuk kanë munguar surprizat, e sidomos ka rënë në sy mungesa e emrave të zakonshëm në sulmin kuqezi në vitet e fundit si Cikalleshi e Uzuni.

manaj

Në total, nga 27 futbollistët e grumbulluar nga Silvinjo, janë shënuar 35 gola në të gjithë karrierën e tyre me ekipin kombëtar. Një shifër jo edhe aq e lartë po të marrësh në konsideratë faktin se asnjë nga emrat në listë nuk e kanë arritur as numrin 10 të golave më kombëtaren.

Golashënuesi më i mirë i kësaj liste është Rei Manaj me 7 të tillë, i ndjekur nga Broja me vetëm 4 gola të shënuar. Bajrami, Asani dhe Seferi me nga 3 gola ndjekin në këtë listë.

Hysaj, Laçi, Asllani, Muçi dhe Ismajli kanë shënuar secili nga 2 gola me fanellën kuqezi. Në kuotën e 1 goli me Kombëtaren janë Daku, Abrashi, Ajeti, Ramadani dhe Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co