Kuvendi e miratoi me 76 vota pro, kush janë dy deputetët që votuan kundër projektrezolutës antikorrupsion

kuvendi e miratoi me 76 vota pro kush jane dy deputetet qe votuan kunder projektrezolutes antikorrupsion































Dy deputetët e opozitës, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj votuan kundër projektrezolutës antikorrupsion të PS.

votimi

Pr.rezoluta mori 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa seanca është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, e cila ishte kundër.

Pas miratimit, deputeti i PD, Dashnor Sula tha se kjo rezolutë nuk është gjë tjetër përveçse një komision i posaçëm që të mbajë nën kontroll institucionet e pavarura të drejtësisë.

“Shpreh keqardhjen që ditën e sotme ky parlament ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi, të pengimit të drejtësisë së pavarur, SPAK dhe GJKKO. Kjo nuk është gjë tjetër veçse ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do bëjë të mundur ti vini në shkopinj nën rrota, SPAK dhe institucionet e tjera të pavarura ti mbani nën fre. Arsyeja është e thjeshtë, sepse SPAK ka depërtuar, para SPAK nën hetim janë figura të lartë të kësaj qeverie”, tha Sula pas miratimit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co