Jepet vendimi për gjyqin famëkeq mes Angelina Jolie-s dhe Brad Pitt-it

jepet vendimi per gjyqin famekeq mes angelina jolie s dhe brad pitt it

Brad Pitt ka fituar në raundin e fundit të betejës ligjore me ish-in e tij Angelina Jolie mbi kantinën e tyre franceze Château Miraval, që ka një vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Pitt dhe Jolie blenë punishten e verës përpara se të martoheshin, dhe Pitt mbante 60 për qind të aksioneve dhe Jolie 40 për qind. Ai më pas i dhuroi asaj 10 për qind kur u martuan, për ta ndarë pasurinë 50/50.

Kush e fitoi? Jepet vendimi për gjyqin famëkeq mes Angelina Jolie-s

Pasi u ndanë në vitin 2016, Jolie ia shiti aksionet e saj Yuri Shefler. Si pjesë e çështjes së tyre të divorcit, Pitt ka argumentuar se ai duhet të mbajë 60 për qind të aksioneve pasi marrëveshja nuk ishte e vlefshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pitt-it i është dhënë 10 për qind nga gjykata e Luksemburgut për momentin. Burimi thotë se ky nuk është një vendim përfundimtar.

Burimi shpjegoi: “Për momentin, ai mban një [ndarje] 60/40”, e cila i lejon atij të mbajë “kontrollin e kësaj deri ndoshta edhe një vit tjetër, ose më shumë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →