“U bë grusht shteti që unë të mos merrja detyrën e kreut të bashkisë Himarë”- Fredi Beleri flet nga burgu për mediat greke: Lufta jonë është e drejtë dhe do fitojmë!

u be grusht shteti qe une te mos merrja detyren e kreut te bashkise himare fredi beleri flet nga burgu per mediat greke lufta jone eshte e drejte dhe do fitojme































Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur nga burgu për median greke “Alpha” duke dhënë mesazhin se ai vazhdon të qëndrojë në burg në mënyrë të paligjshme.

beleri

Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet nga radhët e partisë së kryeministrit greke Kyriakos Mitsotakis tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai e quajti “ padrejtësi dhe hall ” burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himariot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

Siç theksoi ai ” në asnjë moment nuk kam menduar të bëj një kompromis me regjimin shqiptar”

“ Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë ”, tha ai prerazi.

Fredi Beleri iu referua edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet “ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë. Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himariotëve dhe grekëve, banorëve vendas”.

Në lidhje me kandidimin e tij për eurodeputet, ai tha se “është një detyrim i madh, një nder i madh që më është bërë nga kryeministri grek”.

Kryebashkiaku i zgjedhur Himarës e mbylli me një mesazh për grekët:

“Zgjedhja ime në Parlamentin Europian, nëse bëhet me ndihmën e Zotit dhe, natyrisht, të grekëve kudo, do të më japë mundësinë të vazhdoj luftën time për demokraci dhe për shtet ligjor. Nga kjo betejë duhet të dalim krenarë dhe të lirë. Forca e tyre më jep forcë për të duruar dhe për t’i çuar gjërat më tej. Të çojmë zërin e minoritetit grek në Europë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →