Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të punës në terren.
Mësohet se në javë e fundit të janarit, deri sot, 19 persona janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë vendosur 9657 masa administrative.
“Në javën e fundit (29.01.2024 – 04.02.2024), Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka ndërmarrë veprime për të siguruar sigurinë rrugore:
-19 persona janë arrestuar për vepra penale në qarkullimin rrugor, duke përfshirë raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe për korupsion aktiv.
-9657 masa administrative janë vendosur për shkelje të ndryshme, duke përfshirë parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit, mosvendosje të rripit të sigurimit, dhe qëndrim të gabuar.
-42 raste kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.
-15 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara. Policia Rrugore apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të garantuar sigurinë e të gjithë.”, -thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co