Kristiano Ronaldo falënderon edhe Juvenstusin, por … “shihemi shpejt në gjyq”

kristiano ronaldo falenderon edhe juvenstusin por shihemi shpejt ne gjyq































Kristiano Ronaldo vazhdon që të shkruajë historinë kudo që shkel. Ndonëse nuk arriti që të fitojë kampionatin me skuadrën e tij (e mbylli i dyti pas Al Hilalit), legjenda portugeze ndryshon historinë edhe në Arabinë Saudite. Në javën e fundit të kampionatit vendas, CR7 realizoi një dopietë në sfidën e fituar 4-2 kundër Al-Itihadit, duke e dërguar “bonusin” sezonal në 35 gola, në 31 prezenca.

cristiano-ronaldo-juve-manchester-city

E përkthyer ndryshe, kjo është arritja më e madhe personale e një futbollisti në historinë e kampionatit saudit. Kristiano Ronaldo arriti që të thyejë 34 golat e shënuar në sezonin 2018-2019 nga marokeni Abderrazak Hamdallah dhe tani është emri i portugezit ai që do të shkruhet me germa të arta. Por gjithsesi, 35 golat e Ronaldos nuk janë vetëm një mburrje për karrierën e tij në Arabi, por në historinë e futbollit botëror, duke qenë se asnjë futbollist tjetër nuk ka arritur që të shpallet kryegolashënues në 4 kampionate të ndryshme. Diçka të tillë 39- vjeçari ka arritur ta bëjë në Premier Ligë me Mançester Junajtid; në La Liga me Realin e Madridit dhe në Serinë A me Juventusin.

“Nuk jam unë ai që ndjek rekordet, por janë rekordet që më ndjekin mua”, ishte postimi i Kristiano Ronaldos pas arritjes fenomenale të radhës, një stimul i rëndësishëm në pritje për Europianit “Gjermani 2024”, ku ai do të jetë sërish lideri i luzitanëve. “Falënderoj të gjitha klubet e karrierës sime, Sporting, Junajtid, Real Madrid, Juventus dhe Al Nasr për të gjitha këto arritje”. Por teksa pas shumë kohësh përmend Juventusin, me të cilët nuk u nda shumë mirë, klubi bardhezi nga ana tjetër ka lajmëruar prej ditësh përballjen në gjyq me CR7-ën, për çështjen e 9.8 milionë eurove që Ronaldo fitoi të drejtën e rimbursimit, si rroga të periudhës COVID, të papaguara nga Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co