EMISIONI VETTING
Mëkatarët e shëndetit
Specialistë e avokatë ngrenë alarmin se shpesh pacientët nuk ndjekin dot proceset gjyqësore deri në fund të tyre. Ky “dorëzim” i tyre vjen për shkak të kohës së gjatë, për shkak të shpenzimeve ekonomike të papërballueshme. Ndërsa “mëkatarët” e fushës së shëndetit, duket se mbështeten hapur nga “togat e zeza”, të cilat nuk i shikojnë disa nene të ligjit ndaj tyre, por vetëm ndaj pacientëve.
“Fakti që nuk shkojmë në përgjegjësi penale ndodh për këtë arsye: E para gjykatat tona kanë krijuar një praktik që për mua është e gabuar. Pra, për t’u shprehur përgjegjësia civile presin të shprehet gjykata penale nëse ai personi del përgjegjës ose jo.
Por ndërkohë ky proces ndodh një sa shumë i gjatë dhe vendimi shkon në Apel në Gjykatën e Lartë, ndërkohë pezullohet çështja në Gjykatën Civile. Ndërkohë kalojnë shumë vite këtej sido që merr çështja andej dhe gjykata nuk dole përgjegjës penalisht kështu që si rezultat nuk jap dëmin civil.
Ne kemi dhe një nen tjetër ne Kodin tonë që njeh dëmin e shkaktuar edhe pa pasur përgjegjësi penale, ti e ke bërë mire por prape është faktuar një dëm për shkak të faktit që ky profesion ka edhe gjëra të paparashikuara se mjekësia nuk është 1 dhe 1 bën dy. Në këto raste gjykatat tona këto nene të Kodit Civil nuk e zbatojnë për të dhënë dëmin e shkaktuar. Ka disa nene që ligjvënësi i ka parashikuar por gjykata nuk i referohen për të zgjidhur çështje të ndryshme” thekson Margarita Kola.
Por ku gabojnë pacientët në këto raste përballje me institucionet spitalore dhe ku përfitojnë disa mjekë të papërgjegjshëm të cilët nuk mbajnë përgjegjësi as për informimin ndaj tyre. Si është e mundur që gjykatat janë kaq zemërgjerë ndaj mjekëve dhe kaq të ngurtë dhe kërkues ndaj pacientëve?
“Por kjo shkakton një problem shumë të madh se do thuash se pacienti nuk do ta fus mjekun në burg do vetëm të marr dëmin e shkaktuar jo ky ka një problem shumë të madh për rendin juridik të shoqërisë sepse të gjithë këta mjek që ikin të pa ndëshkuar i paguan spitali apo buxheti i shtetit personave të dëmtuar. Por ai mjeku atje ka problem shumë të madh për shoqërinë sepse ai mjek i cili bëri 1 ose 2 ose 4 herë mjekim të pakujdesshëm është kontingjent ta bëjë në mënyrë të vazhdueshëm këtë mjekim dhe duke rrezikuar buxhetin e shtetit por edhe për pacientët e tjerë sepse rrezikojnë shëndetin për shkaka të një jo profesionisti”, shprehet avokatja Kola.
Mjekë apo biznesmenë?
Dritan Todhe, mjeku që ka kryer ndërhyrjen, nuk ka folur këtë të martë në gjykatë. Por avokatët e tij kanë këmbëngulur që kartela të mos përfundojë të duart e Adelinës pa ardhur me vulë apostile kërkesa e mjekëve italianë dhe dokumenti ku ata pretendojnë se ajo ka një protezë të thyer dhe një të deformuar.
Todhe punon prej 20 vitesh si kirurg ortoped. Por ai njëkohësisht rezulton edhe një biznesmen i suksesshëm pasi është pronari i një biznesi privat ortopedie me fitime qindra miliona lekë. Nga hulumtimet e këtij biznesi, “Vetting” ka zbuluar se në vitin 2016 ka fituar 97 milionë lekë dhe në vitin 2017, Todhe ka deklaruar 330 milionë lekë fitime ose 330 mijë euro në një vit, duke 3-fishuar fitimet në mënyrë eksponenciale.
Pra, kirurgu që refuzon të dorëzojë kartelën mjekësore të Adelinës, ka përfituar mesatarisht 27 mijë euro fitim çdo muaj për vitin 2017, një shifër jashtëzakonisht e lartë, duke patur parasysh dhe rrogat e specialistëve më të mirë në Shqipëri.
Në vitin 2018, Mjeku Todhe ka deklaruar fitim 300 milionë lekë ose 300 mijë euro, me një total prej rreth 740 milionë lekësh në harkun e tri viteve të para që ka hapur NIPT-in për këtë biznes.
Por ku qëndron problemi në këtë rast?
Përveç faktit që Dritan Todhe ka marrë dhe shitur protezën për Adelinën, në skenë del bashkëshortja e tij, Xhilda Pinci, e cila ka konkurruar për të qenë pjesë e institucioneve të Vettingut, që do të bënin rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Pas kryerjes së procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) publikoi listën e personave që nuk plotësonin kushtet.
Në bazë të dokumentacionit dhe informacionit të verifikuar nga institucionet zyrtare, ONM skualifikoi Xhilda Pincin pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ç’ka hedh hije dyshimi edhe mbi mënyrën se si bën biznes edhe Dritan Todhe.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co