Inter dhe Juventus do të përballen sot në orën 20:45 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
-Interi është skuadra që Juventusi e ka mundur më së shumti në Serinë A, ekzaktësisht në 87 ndeshje. Duelet e tjera kanë përfunduar 46 barazime dhe 48 fitore në favor të Interit.
-Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fazës së parë, Interi dhe Juventusi mund të barazojnë dy ndeshjet sezonale të kampionatit për herë të parë nga sezoni 2001-2002 (kur përfundoi pa gola në “Delle Alpi” dhe 2-2 në shtëpinë e zikaltërve.
-Juventusi ka fituar ndeshjen e fundit të luajtur në transfertë në Serinë A ndaj Interit pa pësuar gol dhe nuk arrin 2 fitore radhazi pa pësuar në këtë kompeticion që në sezonin 1977, kur në pankinë ishte Xhovani Trapatoni.
-Në vitin 2024 Interi ka fituar 5 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet duke mbajtur portën të paprekur në 3 prej tyre. Por në total, skuadra zikaltër nuk fiton 6 ndeshjet e para të luajtura në një vit kalendarik që nga 2007, kur trajner i skuadrës ishte Roberto Mançini.
-Interi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në secilën prej 21 ndeshjeve të luajtura në Serinë A këtë sezon dhe mund të bëhet skuadra e dytë në histori që ka shënuar të paktën në 22 ndeshje radhazi pas Juventusit që ia ka dalë në 4 sezone (1957- 1958, 2005-2006, 2013-2014, 2018-2019).
-Juventusi ka arritur të grumbullojë 53 pikë pas 22 ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat falë 16 fitoreve, 5 barazimeve dhe 1 humbjeje. Në 10 rastet e mëparshme kur kanë pasur kaq shumë pikë në këtë javë të turneut kanë dalë kampionët e Italisë.
-Juventusi ka barazuar në ndeshjen e fundit të luajtur në Serinë A (1-1 ndaj Empolit) dhe nuk merr 2 barazime radhazi në këtë kompeticion që nga shtatori i vitit 2022 me Fiorentinën dhe Salernitanën.
-Interi (13) dhe Juventusi (12) janë dy formacionet që kanë mbajtur më së shumti portën e paprekur dhe kanë pësuar më pak goditje në kuadrat (60 dhe 61) dhe më pak gola (10-13) në këtë Serie A.
-Lautaro Martinez, i cili shënoi në ndeshjen e parë kundër Juventusit nuk e ka gjetur dot kurrë rrugën e rrjetës 2 herë radhazi kundër bardhezinjve. Në total ka shënuar 19 gola në 19 ndeshje në këtë kampionat. Mund të bëhet lojtari i tretë në historinë e Interit që shënon të paktën 20 gola për 3 sezone radhazi pas Meazës dhe Niers.
-Dushan Vlahoviç nuk ka gjetur kurrë rrugën e rrjetës në 7 ndeshje të luajtura në “Xhuzepe Meaza” kundër Interit dhe Milanit në të gjitha kompeticionet. Ky është stadiumi ku ka luajtur më shumë ndeshje pa gjetur golin që kur ka milituar në Serinë A italiane.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co