Lautaro Martinez shumë shpejt do të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së tij me Interin, duke zgjatur bashkëpunimin me zikaltërit të cilët e kanë vlerësuar si figurën qëndrore të tyre. Nuk është rastësi që argjentinasi mban shiritin e kapitenit dhe tashmë do të jetë lojtari më i paguar me diferencë të thellë nga pjesa tjetër e ekipit.
Kontrata e re që do të zgjatë deri në vitin 2029, parashikohet të ketë një pagë fikse prej 8 milionë eurosh në vit, për të arritur deri në 10 milionë euro me bonuse të ndryshe. Dhe një bonus i veçantë do të jetë ai i fitores së Ligës së Kampioneve.
Sipas “Corriere Dello Sport”, kjo është një nga pikat e vendosura veçmas në kontratën e sulmuesit, me një shifër që raportohet se është shumë e lartë.
Lautaro ëndërron të jetë ai që kthen përsëri trofeun te zikaltrit, pasi i shkoi shumë afër në vitin 2023 me finalen e humbur përballë Mançester Sitit dhe ky bonus është një incentiv më shumë për të tentuar gjithçka në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co