Sulmuesi i kombëtares angleze, Fill Foden: Tani objektivi është të prekim lavdinë në Gjermani

sulmuesi i kombetares angleze fill foden tani objektivi eshte te prekim lavdine ne gjermani
































Ishte ai lojtari më i mirë i Mançester Sitit këtë sezon, por edhe i Premier Ligë. Fill Foden shpreson që sezoni i tij më i mirë në “Etihad” të vazhdojë edhe me fanellën e kombëtares së Anglisë në Europianin e kësaj vere. Sulmuesi 24-vjeçar i Pep Guardiolës mezi po pret që të nisë turneu, ku ai ëndërron lavdinë. Objektivi i tij është t’u dhurojë tifozëve një kujtim të paharrueshëm siç ishte ai tripletës historike sezonin e shkuar me skuadrën e Pep Guardiolës.

Foden-Anglia

“Kur luan me atë fanellë rrëqethesh. Ai gjëmim në stadiumin plot, himni kombëtar. Është diçka që e keni parë gjithmonë kur keni qenë fëmijë dhe ti ke ëndërruar që të bëhesh një lojtar i Anglisë. Është një ndjenjë që do të doja që njerëzit ta kishin, atë gjë që ndodh një herë në jetë”, tha produkti i akademisë së Mançester Sitit. “Ju e njihni Guardiolën. Ai ende dëshiron më shumë nga ne dhe mua më pëlqen kjo tek ai, duke na shtyrë në nivele ekstreme. Unë kurrë nuk kam parë dikë si ai. Nuk e di si vazhdon ai njeri me këtë energji. Nuk mund të kisha një person më të mirë për të më ndihmuar gjatë rrugës sesa Pep. Ai më dha besimin e tij në ndeshjet e mëdha në një moshë kaq të re dhe duhet ta falënderoj shumë”.

Një nga mesazhet e para që u kap në telefonin e Fodenit pas fitimit të çmimit të “Lojtarit të Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit ishte nga trajneri i Kombëtares. Stilistikisht, Garet Sauthgejt ndryshon nga Guardiola. Megjithatë, ai ka zbuluar diçka te yjet e rinj si Bukajo Saka, të cilët më pas e kanë huazuar edhe trajnerët e klubeve të tyre. “Ishte një mesazh i bukur ai që dërgoi. Mendoj se është e rëndësishme të qëndroni të lidhur. Nëse ai sheh dikë pak më poshtë, atëherë ai do t’i vërë krahun dhe do ta ngrejë. Kjo e ndihmon shumë skuadrën nëse një menaxher e bën këtë. Ju dëshironi të dilni dhe të luftoni për të, e dini se çfarë dua të them? Ju dëshironi të luani për të dhe të fitoni për të”. Anglia do të duhet ta bëjë këtë së shpejti dhe Foden e di këtë. Me atë dhe Xhud Bellingam, Sauthgejt krenohet me forcën e tij për të lënduar këdo në Kampionatin Evropian në Gjermani:

“Do të shohim nëse mund të konkurrojmë kundër kombëtareve më të mira dhe të arrijmë në ato faza të fundit të turneve. Në të kaluarën, skuadrat e Anglisë kanë vuajtur për ta bërë këtë. Garet po ndërton prej një kohe të gjatë një skuadër dhe ne po ecim përpara në drejtimin e duhur. Objektivi është t’u japim tifozëve një kujtim të paharrueshëm në jetë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co