Shqiperia

Transportonte me traktorin e tij 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet shqiptari në Kakavijë

transportonte me traktorin e tij 4 emigrante te paligjshem arrestohet shqiptari ne kakavije
transportonte me traktorin e tij 4 emigrante te paligjshem arrestohet shqiptari ne kakavije

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi 4 palestinezë që ai kishte marrë nga kufiri me Turqinë u zbuluan në traktorin e tij.

Në veçanti, pas kontrollit në një traktor, të kryer nga punonjës të Doganës së Kakavijës me ndihmën e punonjësve të Policisë së Drejtorisë së Kontrollit të Pasaportave Kakavije dhe me përdorimin e mjeteve teknike të përshtatshme, në karrocën e tij u gjetën katër emigrantë të paligjshëm të fshehur mes mallrave.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua automjeti, 350 euro si dhe 4 aparate celularë. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Janinës, ndërsa hetimi paraprak u krye nga Reparti Kufitar i Delvinaqit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts