“Administrimi mbetet në dorë të socialistëve”- Dorëheqja e kryetares së bashkisë Himarë, mediat greke zbardhin skenarin: Ja çfarë pritet të ndodhë

administrimi mbetet ne dore te socialisteve doreheqja e kryetares se bashkise himare mediat greke zbardhin skenarin ja cfare pritet te ndodhe

































Mediat në Greqi kanë pasqyruar lajmin e dorëheqjes së kryetares së bashkisë së Himarës, Blerina Bala, e cila u emërua pak kohë më parë nga Këshilli Bashkiak deri në zgjedhjet e ardhshme.

blerina balla

Vetë Bala në arsyet e dorëheqjes përmend pamundësinë për të përmbushur punën që ka ndërmarrë për arsye personale.

“Tashmë sipas ligjit zgjedhor shqiptar, Këshilli Bashkiak i Himarës do të jetë përgjegjës për funksionimin e pushtetit vendor derisa të mblidhet për të votuar dhe emëruar një kryetar tjetër bashkie”, shkruan Skai.gr.

Bala ishte një anëtare aktive e Partisë Socialiste të Himarës dhe nënkryetare në Bashkinë Himarë.

“Bashkia e Himarës në zgjedhjet bashkiake të majit 2023 u fitua nga Fredi Beleri , por atij iu mohua e drejta për të bërë betimin dhe për të marrë detyrën edhe nga burgu. Që atëherë administrimi i bashkisë mbetet në duart e Partisë Socialiste”, thuhet në shkrimin e medias greke.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →