Gjashtë muaj pa gjurmë, Ibra synon të jetë vendimtar te Milani

gjashte muaj pa gjurme ibra synon te jete vendimtar te milani

































Ngjarja tjetër zyrtare në të cilën prezenca e Zlatan Ibrahimoviçit është e garantuar është planifikuar për të shtunën pasdite në Stokholm: takim në orën 18:00 në “Friends Arena”, kur do të jetë fillimi i ndeshjes miqësore kundër Serbisë, një ndeshje homazh për karrierën e Ibrës në kombëtare.

ibra

Që nga tërheqja në majin e 2023-shit, nuk kishte pasur asnjë rast tjetër për festë. Postimet e fundit të 42-vjeçarit në “Instagram” janë një nga afër me një mbishkrim që është i vështirë për t’u interpretuar dhe një video e shkurtër ku mban një koalë, e vetmja gjurmë sociale e udhëtimit të tij me Milanin në Australi. Për Ibrahimoviçin si drejtues të kuqezinjve ka shumë pak.

Nëse këmbëngulni në kanalet sociale, gjurma e fundit është nga 26 maji, Zlatan i ulur në një nga stolat e “San Siro”-s dhe një mesazh i koduar “4-3-3”. Tifozët që ende prisnin të dinin emrin e trajnerit të ri nuk e morën shumë mirë: në vend që të mirëpresë trajnerin e radhës dhe të shpallë programet e klubi, Ibra bën lojëra me hamendje. Për herë të parë si milanist, Zlatan u kritikua nga vetë fansat e tij. Të njëjtët që prisnin ta gjenin në vijën e parë, duke vepruar në merkato dhe duke diktuar linjat e kursit të ri.

MERKATO E MILANIT – Në realitet, Ibra mbeti në hije, jo shumë i përfshirë në zgjedhje. Duke filluar me atë të trajnerit: Lopetegi ishte kontaktuar kur Zlatan sapo ishte emëruar nga Kardinale, pa mundur të shprehte mendimin e tij. Edhe Fonseka nuk e ka vulën e suedezit që e vlerëson për aftësitë që ia njohin të gjithë (loja e mirë, aftësia për të rritur të rinjtë, puna në grup), por nuk ishte ai që propozoi kandidaturën e portugezit. Ndër opsionet në tavolinë, vetëm Van Bomel, një ishbashkëlojtar te “Djalli”, kishte Ibrën si sponsor. I njëjti diskutim për afrimet: Zlatan nuk ulet në tryezën e bisedimeve, linja e drejtpërdrejtë me menaxherët është nëpërmjet administratorit Furlani dhe drejtorit Monkada. Ndërkohë, tifozët i kërkojnë një sinjal, veçanërisht për marrëveshjen e mundshme të sulmit: shumë nga 9-shat e ndjekur nga klubi janë rritur në mitin e tij. Dhe askush nuk mund të sugjerojë emrin e trashëgimtarit të tij të mundshëm më mirë se vetë Zlatani.

IBRA PO PRET — E vetmja fushë në të cilën suedezi ka pasur ndikim deri tani është ajo e ekipit U-23 menaxhimin e të cilit ia ka besuar Jovan Kirovskit, një drejtues i njohur gjatë përvojës së tij amerikane dhe i ardhur direkt nga Los Anxheles. Amerikani është debutues në futbollin italian: Ibra i dha Boneran trajner, Kirovski do të duhet të kujdeset për përbërjen e skuadrës. Ka pak ose aspak për gjithçka tjetër rreth Zlatanit. Ai mori pjesë me ekipin e parë në udhëtimin në Australi, një ngjarje komerciale dhe jo teknike dhe e dimë që joshja e Zlatan është globale.

AUTORITETI ZLATAN – Më 11 qershor, Ibra do të festojë gjashtë muaj me kuqezinjtë. Ai ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në stadium, i ulur në rreshtin e rezervuar për drejtuesit e klubeve, por pa folur kurrë në publik. Kardinale, pronar i “Djallit”, e kishte legjitimuar atë nga skena e Samitit të Biznesit të Futbollit në Londër, aty ku pati deklaruar: “Zlatani ka autoritetin të jetë zëri im me të gjithë në Milano. Jam i sigurt se do të jetë revolucionar. Ai më lejon të jetoj në SHBA, por për të qenë në Milano u mbështeta tek ai për të mbledhur opinione, perspektiva dhe këshilla”. Kur u njoftua jeta e tretë e Zlatanit në klub (dy përvoja të ndryshme si lojtar, debutimi i tij si drejtues) ai u emërua si “Këshilltar i Lartë i Pronësisë dhe Menaxhimit të Lartë të AC Milan”. Detyrat e tij nuk ishin të specifikuara, pikërisht sepse do të duhej të ndërhynte në çdo aspekt. Këmbët dhe koka bënë diferencën në fushë, teksa si menaxher ende nuk po i shihet dora. A do të jetë i kënaqur? Duke e njohur Ibrën, me siguri që jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co