Brajan Gruda i pafat, detyrohet të largohet nga grumbullimi i Gjermanisë dhe humb shansin e Europianit

brajan gruda i pafat detyrohet te largohet nga grumbullimi i gjermanise dhe humb shansin e europianit

































Brajan Gruda nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në EURO 2024. Lojtari shqiptar, është detyruar t’i japë lamtumirën ëndrrës për të luajtur në këtë aktivitet pa pritur ditën kur Julian Nagelsman do të publikonte listën zyrtare të lojtarëve që do të ishin pjesë e kësaj përfaqësueseje.

gruda shvajnshtajger

Klubi i Mainc bëri të ditur se djaloshi kishte pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit me Gjermaninë dhe që nga mëngjesi i sotëm është larguar nga grumbullimi, për të nisur fazën e rikuperimit për këtë dëmtim. Sipas klubit, situata e tij aktuale nuk do ta pengonte që ai të kthehej në kohë për fillimin e stërvitjeve me klubin për sezonin e ri, gjë që linte të kuptohej se gjendja e tij nuk ishte shqetësuese.

Gjithsesi, për lojtarin kjo ishte një goditje në vetvete, pasi shpresonte të ishte pjesë e Gjermanisë të paktën deri në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë, e pse jo, edhe të kishte shansin të bënte debutimin në atë sfidë.

Ai u ftua si lojtar shtesë për pak ditë fillimisht nga trajneri Julian Nagelsman, i cili më pas vendosi që ta mbante më shumë në stërvitje, derisa të shpallte listën përfundimtare të atyre që do të luanin në Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →