Objektivi kryesor në hakmarrjen e përgatitur nga Erion Alibej dhe Nuredin Dumani padyshim që ishte Talo Çela. Emisioni në Shënjestër i gazetares Klodiana Lala në News24 zbulon detajet e reja mbi planin që u përgatit dhe si Nuredin Dumani hodhi në sulm edhe disa personazhe të tjerë.
Por ndërsa bënin këto plane për të ekzekutuar Talo Çelën, skenari i tyre përshpejtohet edhe nga një tjetër vrasje që ndërkohë kishte ndodhur.
Ajo e shokut të tyre Klevis Kapllani, i cili u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej në banesën e tij në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.
Vrasje kjo e ndodhur më datë 15 shtator 2020
Për të bërë të mundur vrasjen e vëllait të armikut të tyre të përbashkët., Erion Alibej dhe Nuredin Dumani, thirrën pranë vetes, dy njohje të këtij të fundit nga Fushë-Kruja.
Siç edhe u pa më pas nga pamjet filmike Nuredin Dumani dhe Enver Diva zbritën nga makinat e tyre dhe qëlluan menjëherë ndaj Bujar Çelës.
Vetëm një muaj pasi lanë duart me Emiljano Ramazanin dhe Regis Runaj, të konsideruar si lidhje e Talo Çelës, Erion Alibej përgatiti goditjen e madhe ndaj kundërshtarit të tij, për të cilin mendonte se ishte ai që kishte qëlluar dhe lënë të vrarë vëllain, xhaxhain dhe mikun e tyre, në Masakrën e Bradasheshit.
Objektivi i radhës do të ishte Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, i cili zgjohej herët dhe punonte si taksist me makinën e tij, në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit në Elbasan më 17 shtator 2020.
Sipas hetimeve, Nuredin Dumani kontaktoi për eleminimin e Bujar Çelës, lidhjet e tij Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase.
Por sipas tij, dy bashkëpunëtorët, pasi panë që Bujar Çela ishte thjesht një taksist, u tërhoqën nga vrasja.
Por ndërsa bënin këto plane për të ekzekutuar Talo Çelën, skenari i tyre përshpejtohet edhe nga një tjetër vrasje që ndërkohë kishte ndodhur.
Ajo e shokut të tyre Klevis Kapllani, i cili u qëllua për vdekje ndërsa po kthehej në banesën e tij në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.
Vrasje kjo e ndodhur më datë 15 shtator 2020
Për të bërë të mundur vrasjen e vëllait të armikut të tyre të përbashkët., Erion Alibej dhe Nuredin Dumani, thirrën pranë vetes, dy njohje të këtij të fundit nga Fushë-Kruja.
Siç edhe u pa më pas nga pamjet filmike Nuredin Dumani dhe Enver Diva zbritën nga makinat e tyre dhe qëlluan menjëherë ndaj Bujar Çelës.
Ku pasi Nuredin Dumanit iu bllokua arma, ai që përfundoi punë ishte Besmir Xhixha.
Vetëm një ditë pas vrasjes së Bujar Çelës, policia mundi të arrestojë Erion Alibej.
Por inati i tij me Talo Çelën nuk do të përfundonte këtu.
Kjo, pasi vetëm dy muaj teksa i kishte vrarë vëllain, Erion Alibej del se është edhe autori i shpërthimit me eksploziv në banesën e Talo Çelës.
Për ta çuar deri në fund këtë plan, thuhet se Nuredin Dumani bisedoi me Henrik Hoxhaj, të cilit i ofroi 15 mijë euro.
Ndërsa ky i fundit me qëllim për të siguruar lëndën plasëse, bisedoi me Eljo Bitrin.
Që nga ana e tij mundi të gjejë 500 gramë tritol, me qëllim që ta rrënonte plotësisht banesën e Talo Çelës.
Henrik Hoxhaj që pranoi po kështu se një tjetër bashkëpunëtor i tyre ishte edhe një person i njohur si ‘Çami’, që kishte një lokal në ish-Bllok në kryeqytet.
Të njëjtat deklarime dha për grupin hetues edhe Skerdi Tase, të cilin Henriku e zgjodhi si bashkëpunëtor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co