Policia ka vendosur në pranga një 65-vjeçar të akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale K. K., banues në Durrës ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, raportoi policia.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co