Kërkohet nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari! Ja me sa vite burg është dënuar

kerkohet nga autoritetet spanjolle per vjedhje me dhune arrestohet ne tirane 36 vjecari ja me sa vite burg eshte denuar

































Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë është arrestuar në Tiranë.

arrestim

I riu me iniciale E. G., u kap në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë dhe u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Wanted 2”.

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, një 36-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co