Ndihmoi Gerald Shehun për fshehjen e trupit, flet nëna e Daniel Qoses: Djali ka 5 vite që punon në atë hotel dhe nuk pasur probleme. Foton e tij e pashë në lajme! Pronari dhe viktima…

ndihmoi gerald shehun per fshehjen e trupit flet nena e daniel qoses djali ka 5 vite qe punon ne ate hotel dhe nuk pasur probleme foton e tij e pashe ne lajme pronari dhe viktima

































Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë, ku bashkëpronari  i një hoteli dhunoi dhe vrau recepsionistin dhe më pas i fshehu trupin, janë vënë në pranga, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar autorin për të fshehur trupin.

WhatsApp Image 2024-06-07 at 4.03.23 PM

Në dëshmitë e tyre, dy punonjësit e tjerë të hotelit janë shprehur se janë detyruar nga Geraldo për ta ndihmuar këtë të fundit, pasi i ka kërcënuar se do t’i vriste.

Nena e Daniel Qoses, Kostaqe Qosja ka folur për mediat dhe treguar se foton e djalit e saj të saj i cili është arrestuar e ka parë në media, pasi telefonin nuk e hapte.

Ndër të tjera nëna e 33-vjeçarit ka thënë se djali i saj punonte prej disa vitesh në atë hotel dhe nuk ka pasur ndonjëherë probleme, ndërsa sa i përket viktimës dhe autorit, ajo thekson se ato kanë qenë njohur më parë në Angli, ku kanë pasur edhe sherre.

Kostaqe Qose: Vrasja në Himarë flet nëna e Daniel Qoses,Kostaqe Qose:-dëgjova nga Tv në mëngjes që ishte bërë një vrasja,nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punontë djali. I rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli.

Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha.

Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf.

Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim.

Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit.

Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese guzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë.

Është nisur burri me çupëm andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin.

Danieli nuk e njihte se aq ditë ishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre.

Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar.

Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria.

Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se ziret vendi.

Deri në shtator punonte aty.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →