Mori 12 vota nga Këshilli Bashkiak, Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Himarës

mori 12 vota nga keshilli bashkiak arqile bollano zgjidhet kryetar i komanduar i himares

































Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë, pas dorëheqjes së Blerina Balës.

12231

Në përfundim të mbledhjes, me 12  vota kryetar i ri i komanduar është zgjedhur Arqile Bollano, ndërsa opozita zgjodhi ta bojkotojë mbledhjen.

Mbledhja u shoqërua me debate dhe diskutime kete te premte. Kreu i këshillit Bashkiak, Dhimitër Kapaj është shprehur se sipas statutit caktohet një nga dy nënkryetarët, ndërsa nënvizoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet një kryetar për Himarën.

“Ushtrimi i mandati fillon në çastin kur bën betimin dhe kur përfundon betimin kandidati pasardhës. Ne jemi përballë këtij fakti pasi edhe në mbledhjen e mëparshme ne kemi pasur këto debate. Por ne duhet të marrim një vendim për të zgjedhur një kryetar për Himarën. Himara nuk është vetëm e jona. Unë rekomandoj që të zgjedhim, ligji e përcakton, janë dy nënkryetarë, të dy burra të nderuar”, tha ai.

Belerit nuk i është lejuar betimi, dhe gjithë këto debate kanë ardhur vetëm për shkak të kësaj. Mandati i takon Fredi Belerit që është zgjedhur nga sovrani, nga populli. Dua të kujtoj se sot kishim tjetër rend dite, mbledhja duhet të mbahej në orën 10:00 dhe e zhvilluan në orën 16:00. Këtu rregullorja është shkelur kryekëput”, kështu u shpreh një pjesëtaret e kësaj mbledhje.

21 këshilltarët bashkiakë do të zgjedhin mes dy nënkryetarëve Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano, ky i fundit më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të partisë socialiste në Himarë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co