Real Madrid drejt perfeksionit, ja pse Perez këmbënguli për Mbapenë

real madrid drejt perfeksionit ja pse perez kembenguli per mbapene
































Mund të duket e komplikuar dhe ta kuptosh pse duhet transferuar Kilië Mbape ndërkohë që në skuadër ke lojtarë si Vinicius Xhunior (që është më i miri i Champions-it) apo Xhud Bellingham që është i riu më i mirë i këtij kompeticioni.

17174362482705

Ndoshta, pak muaj më vonë të tre do të ndajnë podiumin e Topit të Artë dhe të tre do të veshin fanellën e Realit të Madridit. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë ka ndodhur apo pritet të ndodhë, klubi madrilen kërkon që të jetë një skuadër e plotë dhe me ta lent si fu tb ollisti francez. Që prej 7 vitesh, Florentino Perez mendon se Reali i Madridit është një skuadër që duhet të bëjë dif ere ncën d he t a ço jë skuadrën e tij drejt sukseseve për të dominuar skenën spanjolle dhe Europiane. Nuk është një strategji si ajo e PSGsë për të afruar lojtarë të mirë në role të ndryshme dhe pastaj të dështojë. Reali ka pasur gjithmonë një projekt të konsoliduar dhe që është zyrtarizuar me triumfet e kampionateve dhe Champions-it.

GRUPI- Nuk ka asnjë grikë që lojtari francez mund të prishë ekuilibrat e krijuara nga Ançeloti në dhomat e zhveshjes në Valdebebas. E sigurt është që Mbape do të jetë një lojtar që do të ndihmojë për të konsoliduar dominimin sportiv brenda dhe jashtë skuadrës. Mbape gjatë këtyre muajve ka parë me detaje Realin, mënyrën si luan dhe si duhet të sillet në fushën e lojës. Shumë thonë se ai nuk ka një pozicion të mirëfilltë në fushën e lojës, por ëndrra e tij e madhe është të luajë me Realin e Madridit dhe të rikuperojë kohën e humbur vite më parë për të fituar Ligën e Kampioneve.

FLORENTINO PEREZ- Presidenti i Realit të Madridit e ka të qartë se me transferimin e Mbapesë, Reali i afrohet perfeksionit sportiv. Ekzigjenca do të rritet me transferimin e francezit. Karlo Ançeloti e ka pranuar këtë sfidë për të gjetur stilin dhe vendin e duhur për kampionin e botës në vitin 2018. Italiani nuk e sheh si problem prezencën e tij në skuadër. Është normal që do të duhet t’i japë pak kohë për të parë Mbapenë më të mirë dhe për të gjetur zgjidhje që skuadra të vazhdojë të jetë fituese.

MILIONAT- Një tjetër çështje këndvështrimi, që në fakt nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo sportivja është aspekti ekonomik. Mbape u transferua për 5 vite, me kosto zero dhe me një bonus të rëndësishëm. Mbape është një lojtar që të sjell miliona në klub dhe të garanton për të ardhmen ekonomike. “Nuk ka një operacion më të mirë për të mbushur arkat”, thonë nga zyrat e klubit madrilen për transferimin e Kilië Mbapesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co