“PS ka sabotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore”- Mediu: Vota e diasporës, e drejtë kushtetuese e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit

ps ka sabotuar komisionin e reformes zgjedhore mediu vota e diaspores e drejte kushtetuese e shqiptareve qe jetojne jashte vendit

































Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, duke folur për votën e emigrantëve është shprehur se Partia Socialiste ka sabotuar Komisionin për Reformën Zgjedhore, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe një të drejtë kushtetuese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

mediu-fatmir-909090

Mediu, në emisionin Sintezë në Neës24, e konsideroi si një mundësi të mirë hyrjen në politikën shqiptare të të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të kualifikuar që sot jetojnë në Europë, SHBA, Kanada apo kudo, duke i dhënë një tjetër dimension politikës shqiptare.

Ai theksoi se opozita nuk ka pse të ketë frikë nga vota e diasporës.

“Duhet të gjykojmë të gjithë së bashku që vetëm pjesëmarrja në zgjedhje, shmang manipulimin e zgjedhjeve”, tha Mediu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →