Bota Sport

Murinjo nuk sheh shanse për fitore të kundërshtarëve të Shqipërisë: Nuk kanë talent për të fituar përsëri

murinjo nuk sheh shanse per fitore te kundershtareve te shqiperise nuk kane talent per te fituar perseri
































Italia e nis Euro 2024 me një ndeshje kundër Shqipërisë të shtunën e ardhshme dhe me petkun e skuadrës kampione në fuqi. Por Zhoze Murinjo, nuk beson se italianët kanë talent për t’iu afruar suksesit të tre viteve më parë.

MURINJOO

“Pretendentë për fitoren? Mendoj se e gjithë bota e mendon si unë. Portugalia, Anglia, Franca. Pastaj në rreshtin e dytë janë Gjermania dhe Spanja. Italia kampione? Nuk e besoj. Nuk ka talent mjaftueshëm për të fituar, e fituan të kaluarin por nuk besoj se e fiton edhe një herë tjetër”, tha Murinjo, i cili ka drejtuar vetë disa nga futbollistët që janë pjesë e përfaqësues italiane kur ishte në pankinën e Romës.

Sipas tij, mentaliteti në klubin italian nuk kishte qenë ai i fitoreve, siç e shprehu më pas duke komentuar zgjedhjen e Fenerbahçes për të vazhduar karrierën. “Me mungonte mundësia për të luajtur për të fituar, të luftoja për të mos humbur asnjë pikë. Kështu nuk ishte as te Roma dhe as te Totenhemi”, tha trajneri portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts