Kryeministrit Edi Rama i është dhënë “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Faleminderit që të gjithëve, faleminderit për ftesën. Tani, është e sigurt që mund të vij pa marrë leje se kam çelësin me vete”, tha Edi Rama.
Ndërsa me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan: I nderuar të marr çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës, kryeqytetit tjetër të shqiptarëve.
Edi Rama vizitoi këtë të hënë Prishtinën, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co