Hamasi ka pranuar rezolutën e armëpushimit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe është gati të negociojë detajet, ka thënë një nga zyrtarët e grupit militant për Reuters.
Sami Abu Zuhri tha se Hamasi pranoi tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli.
Ai shtoi, megjithatë, se i takon SHBA-së të sigurojë që Izraeli t’i përmbahet planit.
“Administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj në detyrimin e okupimit për t’i dhënë fund luftës menjëherë në një zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Abu Zuhri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co