Shpëtim Idrizi tregon nëse PDIU do futet e vetme në zgjedhjet e ardhshme: Po u bashkua opozita dhe ne do bashkohemi! Ja mesazhi për PD

shpetim idrizi tregon nese pdiu do futet e vetme ne zgjedhjet e ardhshme po u bashkua opozita dhe ne do bashkohemi ja mesazhi per pd

































Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se ende nuk ka marrë një vendim nëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalë i vetëm apo në koalicion.

idrizi

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai i bëri thirrje PD që të bashkohet tani që u vendos edhe fati i vulës dhe logos.

Idrizi u shpreh se nëse “PD bashkohet edhe ne bashkohemi rreth një peshe specifike të madhe që ka mundësi të konkurrojë dhe të fitojë”

“Akoma nuk kemi marrë një vendim, ne jemi në eksplorim, por ajo që doja të thoja është që uroj që shumë shpejt që edhe ato pjesët e tjera të PD, me thirrjet që i bëri edhe i zoti i vulës, të afrohet edhe ajo pjesë. PD i ka ato fraksionet. Që opozita të jetë e fortë patjetër që duhet të bashkohen ata. Po u bashkuam ata, edhe ne bashkohemi rreth një peshe specifike të madhe që ka mundësi të konkurrojë dhe të fitojë”, tha kreu i PDIU.

I pyetur për emrat e lakuar si lidershipë të rinj të opozitës, si Gazment Bardhi apo Argita Malltezi, ai tha: “Janë emrat që unë kam respektin tim, janë persona publik, por nuk jam unë të bëj koment. Ajo që dua të them është që bashkimi mekanik është e pamjaftueshme nëse ne nuk kemi një program”.

Ndërsa për opozitën kishte këtë mesazh: Duhet të shpejtojë sa më shumë sepse është shumë vonë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co