Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius viziton sot Kosovën. Gjatë vizitës së tij, Pistorius do të zhvillojë takime të ndara me krerët e shtetit.
Ai fillimisht do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Takimi me të parën e shtetit tonë do të mbahet në Presidencë duke filluar nga ora 11:00, pas të cilit do të mbahet edhe një konferencë për media.
Pas takimit me Osmanin, ministri gjerman do të pritet në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurtit. Takimi mes tyre do të nis në orën 12:30. Ministri gjerman në Ministrinë e Mbrojtjes do të pritet me ceremoni zyrtare, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, nga ora 13:30.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co