Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se gjatë marrjes në pyetje në SPAK për tre orë nga prokurorët, ka treguar disa detaje teksa pohoi se i kanë hequr orën e dorës, i kanë marrë edhe çelësat.
Por gjatë deklaratës së tij, Meta tha se prokurorët e SPAK s’mund t’i heqin atij ‘pantallonat’, teksa i ka ironizuar duke thënë se “mund të ulin pantallonat e tyre’, pasi sipas tij ‘ata janë pro vendosjes së “Prindit 1 dhe Prindit 2” në dokumente.
“Isha pa telefon në SPAK. Sot më hoqën edhe orën e çelësat, nuk u mërzita shume. Pantallonat nuk mi hiqen dot. Mund ti heqin vetë pantallonat se janë modern. Se dhe SPAK është gati për të instaluar Prindi 1 dhe Prindi 2! Keto janë si Katicat e Maqedonisë! Ky është Katica e Shqipërisë”, u shpreh Meta.
NDERHYRJET ESTETIKE
Meta tha se nuk kishte kryer asnjë ndërhyrje estetike. “Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje estetike. Për çdo shërbim shëndetësore që kam patur, ka qenë tërësisht transparent dhe konform rregullave”, tha Meta.
“S’më padit njeri mua, veprimet e mia janë transparente dhe të kulluara! Me këto veprime që bëjnë më shumëfishojnë forcat për tu përballur me fort dhe narko-shtetin dhe Katicat e narko-shtetit”- tha Meta i cili mëj u pyet nëse i druhej një arrestimi të mundshëm të Monika Kryemadhit.
Ai tha se: “Nuk merrem me këto parashikimet. Edhe Sashën ta arrestojnë, macën time të dashur që më mungon aq shumë. Beteja ime s’ka kthim pas. Qytetarët e ndershëm do t’i hedhin në kosh Katicat e Rama-Formës bashkë tarallakun”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co