Një person në pranga dhe kapje të mjeteve luftarake në Zubin-Potoku të Kosovës! Detaje nga operacioni policor i zhvilluar. Ministri i Brendshëm publikon foton e të arrestuarit

nje person ne pranga dhe kapje te mjeteve luftarake ne zubin potoku te kosoves detaje nga operacioni policor i zhvilluar ministri i brendshem publikon foton e te arrestuarit
nje person ne pranga dhe kapje te mjeteve luftarake ne zubin potoku te kosoves detaje nga operacioni policor i zhvilluar ministri i brendshem publikon foton e te arrestuarit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla njofton për një aksion të uniformave blu të kryera këtë të enjte (13 qershor) në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut, ku një person është vënë në pranga



Sveçla përmes një njoftimi në Facebook shkruan se janë kapur granata dore e armë, ndërsa ka publikuar pamje nga mjetet luftarake dhe të personit të arrestuar.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cënojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Sveçla është zotuar se institucionet do të punojnë në mbrojtje të interesave shtetërore, siguri për qytetarët, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co