Fill Foden i fiksuar pas parashikuesve të fatit, përfundon te fallxhorja para EURO 2024

fill foden i fiksuar pas parashikuesve te fatit perfundon te fallxhorja para euro 2024

































Në letra mund të jetë shkruar se Anglia do të fitojë “Euro 2024”, por një gjë të tillë refuzoi ta konfirmonte fallxhorja të cilën ka vizituar Fill Foden dhe e dashura e tij përpara nisjes së turneut.

MixCollage-14-Jun-2024-10-32-AM-3852

Futbollisti më i mirë i Mançester Sitit dhe Premier Ligës në sezonin që lamë pas fitoi titulli ne katërt radhazi me klubin, ndërsa 24-vjeçari pritet që të jetë një prej liderëve të skuadrës së Garet Sauthgejtit në Gjermani. Ai shpreson që ta mbyllë sezonin duke i dhënë fund pritjes 58-vjeçare të Anglisë për një triumf të madh në një turne dhe këtë nuk ia lë vetëm fushës.

“The Sun” zbuloi se ai ka takuar një fallxhore bashkë me partneren e tij shtatzënë Rebeka Kuk vetëm disa ditë përpara se të nisej për në Gjermani. Atij iu dha një letër tarot që lexohej nga Kloe Smith, por 25-vjeçarja këmbënguli në “Instagram” se ajo nuk do të zbulonte saktësisht se çfarë i tha Fodenit dhe Kuk: “Një lexim është personal dhe asnjë detaj nuk ndahet me dikë, qoftë nëse je një personazh i famshëm apo jo”, shkruante ajo. Një burim tha për “The Sun” se Foden ishte shumë i interesuar të dëgjonte nga fallxhorja, megjithëse ata nuk konfirmuan nëse i ishte thënë se ai do të prekte lavdinë në Gjermani.

“Fill ishte po aq i etur sa Rebeka për të përfunduar leximin, veçanërisht me një turne kaq të madh në horizont”, thanë ata. “Shpresojmë që Ko t’i ketë thënë atij se e pa se futbolli po kthehet në shtëpi! Fill donte të shihte nëse Klo mund t’i jepte atij ndonjë njohuri për të ardhmen”. Por çfarëdo që i është thënë Fodenit, ai u duk i befasuar nga leximi i letrave nga Smith, pasi më pas la një kod zbritjeje çmimi për 11.7 milionë ndjekësit e tij në “Instagram”.

Foden, i cili pret fëmijën e tij të tretë me Kuk më vonë këtë vit, tani është në Gjermani ndërsa përgatitet për ndeshjen hapëse të Anglisë në Europian, kundër Serbisë të dielën mbrëma. Mesfushori polivalent duket i sigurt se do të startojë për skuadrën e Garet Sauthgejtit pasi e dërgoi lojën e tij në një nivel tjetër gjatë 12 muajve të fundit, por se ku do të luajë në fushë, në qendër apo në krah, është ende e paqartë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →