Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës policie duke drejtuar makinën ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është përplasur me një automjet tjetër që ishte në lëvizje dhe një të parkuar.
Si pasojë janë dëmtuar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co