Pritja merr fund, “Euro2024” ngre siparin, tifozët kuqezi “kryqëzojnë gishtat”, besojnë te mrekullia

pritja merr fund euro2024 ngre siparin tifozet kuqezi kryqezojne gishtat besojne te mrekullia

Pritja merr fund. “Euro2024” ngre siparin sot në mbrëmje, ku 24 përfaqësuese të ndara në 6 grupeve synojnë të bëjnë mirë në këtë turne unik, mbi të gjitha për Shqipërinë. “Shqiponjat” kuqezi janë në kërkim të historinë, ku në këtë pjesëmarrje të dytë synojnë të shkojnë më larg, të kalojnë fazën e grupeve, pavarësisht se bëjnë pjesë në grupin e “ferrit”, kundër përfaqësueseve të mëdha si Italia, Spanja dhe Kroacia.

417457515 866604972168678 780161454835057703 N
417457515 866604972168678 780161454835057703 N

Shqipëria debuton të shtunën, më datë 15 qershor, kundër Italisë në Dortmund. Stadiumi “Iduna Park” pritet të vishet kuqezi pasi parashikohen të jenë të pranishëm afro 50 mijë tifozë shqiptarë. Sfida hapëse e këtij Evropiani luhet sot në mbrëmje, në orën 21:00, me Gjermaninë pritëse që përballet me Skocinë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co